Ulet në gjysmështizë flamuri i Kosovës në Ambasadën në Maqedoni

Lajme

Ulet në gjysmështizë flamuri i Kosovës në Ambasadën në Maqedoni

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Është ulur në gjysmështizë flamuri i Kosovës në Ambasadën e Maqedonisë.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori kosovar në Shkup, Gjergj Dedaj i cili ka respektuar ditën e zisë të shpallur nga Presidenti Hashim Thaçi për të nderuar figurën e ish-presidentit amerikan George H.W.Bush.

Sot dite zie ne Kosove dhe ne te gjitha Ambasadat e Misioniet Diplomatike kosovare ne bote, për të nderuar personalitetin historik dhe mikun e madh te Kosovës, George H.Ë.Bush. Pas nenshkrimit ne librin e zise, ne Ambasaden Amerikane ne Shkup, para Ambasadës se Republikës se Kosovës ngrita flamurin ne gjysmë shtize, ne shenje nderimi per mikun e madhe te paqes, lirisë dhe pavaresise se Kosoves, Presidentin e SHBA-ve, George H.Ë.Bush, i cili ndërroi jete dhe sot i thuhet lamtumira ne vendlindjen e tij”, ka shkruar Dedaj, 

Bushi i vjetër vdiq më 1 dhjetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat