Analisti i çështjeve politike, Agron Demi, ka publikuar disa statistika të një raporti të Bankës Botërore për ndotjen e ajrit në Kosovë.
Në këto statistika thuhet se, çdo 10 orë vdes nga një qytetar nga ndotja e ajrit, ku për çdo një orë e gjysmë regjistrohet një rast ën spital si pasoj e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit.
Kurse, sipas Demit, dëmi që i shkaktohet Kosovës është mjaft i madh, kostoja ditore është 432 mijë euro.
“Krejt këto të dhëna janë nga një raport i Bankës Botërore. Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje që fëmijët të mbahen mbyllur dhe as dritaret të mos hapen, derisa ka tri ditë që vajza jonë 9 muajshe e sheh dritën vetëm përmes dritares, ashtu si mijëra fëmijë të tjerë”, shkruan Demi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.
Më poshtë shkrimi i plotë:
Në Kosovë:
-çdo një orë e gjysmë regjistrohet një rast në spital si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit;
- çdo 10 orë vdes një qytetar nga ndotja e ajrit;
-432 mijë euro është kostoja ditore e dëmeve nga ajri i ndotur.
Krejt këto të dhëna janë nga një raport i Bankës Botërore. Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje që fëmijët të mbahen mbyllur dhe as dritaret të mos hapen, derisa ka tri ditë që vajza jonë 9 muajshe e sheh dritën vetëm përmes dritares, ashtu si mijëra fëmijë të tjerë.
E në ndërkohë, deputetët kanë në agjendë me aprovu ligjin i cili lejon importin e veturave që në Evropë shiten për hekur, Ministria e Mjedisit bën hajgare kinse s'po dihen shkaktarët e ndotjes e duhet me pritë një studim kah mesi i 2019, Qeveria sfidë kryesore e ka si me i siguru paret me ndërtu edhe një termocentral që na zgjatë ndotjen edhe për nja 40 vjet, e Komuna e Prishtinës ka katër vjet që smun e zbaton një plan mobiliteti për transportin publik në Kryeqytet.
Por ama temë kryesore sot është Burdushi.