Vuçiq: Edhe mua nuk më pëlqen të flas me Thaçin, por kjo është puna ime

Lajme

Vuçiq: Edhe mua nuk më pëlqen të flas me Thaçin, por kjo është puna ime

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 10:16
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar lidhur me deklaratën e djeshme të presidentit kosovar Hashim Thaçi, i cili tha se më me dëshirë do të dialogonte me një djall se sa me Vuçiqin.

Vuçiq ka thënë se nuk e frikëson asnjë provokimi i tillë. Ai ka thënë se pozita e vështirë e Serbisë është asisoj që duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti.

“Unë nuk dua të lëshohem në vlerësime personale.As mua nuk më pëlqen të flas me Thaçin apo të gjithë, por e bëj sepse kjo është puna ime. Është më mirë të negociosh për 100 vjet se sa të luftosh një ditë”, ka shtuar Vuçiq, shkruan media serbe,

Presidenti serb ka thënë se nuk duhet harruar se çfarë i kishte kushtuar rajonit tregimi i muskujve.

Thaçi dhe Vuçiq pritet që sot të zhvillojnë një takim të përbashkët në kuadër të dialogut, të ndërmjetësuar nga Shefja e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat