Shefqet Krasniqi sfidon NASA-n dhe shkencëtarët: “Krejt ia futin kot”

Lajme

Shefqet Krasniqi sfidon NASA-n dhe shkencëtarët: “Krejt ia futin kot”

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 08:47
Shefqet Krasniqi

Hoxhë Shefqet Krasniqi, në një paraqitje live në kanalin e tij zyrtar në Youtube, është pyetur nga një shikues se Universi është krijuar para 13 miliardë viteve, dhe toka rreth 4.5 miliardë vite.

Pas pyetjes, Krasniqi është përgjigjur:

“Krejt ata (shkencëtarë) të cilët thonë, flasin dhe shkruajnë për fillimin e krijimit të këtij Universi e në mesin e këtyre krijesave që janë marramendëse është edhe toka, e që është më pas sa një pikë e vogël e zezë në një tabelë të madhe që iu shpjegohet studentëve apo nxënësve. Krejt ata që flasin për zanafillën, për kohën në fakt të krijimit të Universit: ia futin kot! Pra, kund në dynja s’ia qëllojnë”.

Moderatori: Pse?

Shefqet Krasniqi: Pse me ia qëllu?

Ai vazhdon më tej duke dhënë argumente se si është krijuar Universi, dhe se askush nuk e di këtë përpos Allahut.

Për më shumë shikojeni videon:

 

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat