Ministri i Brendshëm serb: Pranimi i Kosovës në Interpol, katastrofë për të gjithë

Lajme

Ministri i Brendshëm serb: Pranimi i Kosovës në Interpol, katastrofë për të gjithë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 08:43
Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq mendon se çdo kërkesë për pranimin e Kosovës në Interpol është politizim i kësaj organizate profesionale policore.

Nebojsha Stefanoviq ka thënë se pranimi i mundshëm do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Kjo do të ishte një precedent që është në kundërshtim me rregullat e Interpolit të cilat në mënyrë strikte dhe pa mëdyshje parashikojnë se vetëm shtetet anëtare të OKB-së dhe vëzhguesit e OKB-së mund të jenë anëtarë të Interpolit”, ka theksuar ai.

Tutje, Stefanoviq ka shtuar se nëse Kosova do anëtarësohet në Interpol do të jetë thjesht një vendim politik i cili nuk është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe pasojat do të jenë të dëmshme jo vetëm për Serbinë por për të gjitha vendet anëtare të botës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat