Dhurata Hoxha prezanton vajzën e saj: Vajza, le të dëgjohet zëri juaj!

Lajme

Dhurata Hoxha prezanton vajzën e saj: Vajza, le të dëgjohet zëri juaj!

Nga: A.M. Më: 11 tetor 2018 Në ora: 10:48
Dhurata Hoxha dhe Hana

Sot në gjithë botën po shënohet dita ndërkombëtare e vajzës, më këtë rast Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka prezantuar vajzën e saj Hanën.

Ai përmes një postimi në Facbook, ka apeluar tek vajzat që të dëgjohet zëri i tyre.

Postimi i plotë:

Unë jam e bekuar me vajzën time Hanën, gëzimin e shtëpisë. I uroj të gjitha vajzave atë që profesoresha ime Albright e thoshte që asaj iu deshtë shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kishte, nuk do të hesht.

Në Ditën botërore të vajzave, gjithandej diskutohet trajtimi i tyre në kulturat e ndryshme dhe çështjen gjinore në vendet demokratike si barazia para ligjit, punësimi apo ballafaqimi me pengesa në shkollim, kujdesin shëndetësor të tyre por edhe rrezikun e trafikimit.

Vajza, gëzuar, le të dëgjohet zëri juaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat