Djali i deputetit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdaraj, Shpëtimi ka kujtuar kohën kur Kosova kishte në krye të shtetit presidentin Ibrahim Rugova dhe profesor Fehmi Aganin, e që ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i quan të liderë me integritet e kredibilitet të jashtëzakonshëm.
Ndërsa, Hajdaraj deklaron se tani kemi shtet, mirëpo, sipas tij kemi liderë kriminelë të jashtëzakonshëm, përcjell “Bota sot”.
“S'kishim shtet por kishim liderë me integritet e kredibilitet të jashtëzakonshëm. Mrekulli që tani kemi shtet, por kemi liderë kriminelë të jashtëzakonshëm. Fakti: Krijimi i Gjykatës Speciale”, ka shkruar Shpëtim Hajdaraj.
Kujtojmë se ditë më parë, djali i deputetit të vrarë të LDK-së, i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Presidentit Thaçi, duke thënë se një popull nuk mund t’i nënshtrohet një njeriu si i dyshuari kryesor për vrasjen e kundërshtarëve.
“Një popull , nuk mund ti nënshtrohet një njeriu (si i dyshuari kryesor për vrasjen e kundërshtarëve politik , njëri ndër ta edhe ajo e Smajl Hajdarajt)”, kishte shkruar Hajdari në Facebook.
Ja edhe dy fotografitë e publikuara nga Hajdaraj në Facebok: