Publikimi i listave me emrat e veteranëve mashtrues, pasi Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi aktakuzën për “veteranët e rremë”, ngjalli debat pasi që shumë emra të njohur u gjenden në këto lista përfshire, deputetët e AAK-së Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Shkumbin Demalija, kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës Afërdita Bytyqin etj.
Media ka hulumtuar në arkivat e mediave të njohura.
“The Guardian” në maj të vitit 1999 shkruante se në kohën kur Agim Ceku e ka marrë komandën e UÇK-së ishin vetëm 4 mijë ushtarë, pasi që rreth 20 mijë kishin ikur në Shqipëri.
“Bazuar në revistën ushtarake të Jane’s Defense Javore është raportuar se UÇK-ja ka vetëm 4000 luftëtar , të shpërndarë në tri zona të vogla ku 20,000 kanë ikur në Shqipëri shkruan Jane”, shkruhej në artikullin e The Guardian.
Gjithashtu thuhej se UCK-së i ishin shtuar anëtarë të rinj, ata u tërhoqën në zona malore të izoluar.
“Edhe pse UÇK-ja ka pasuar me pjesëmarrje të anëtarëve të rinj që kur serbët filluan të bëjnë dëbime masive të shqiptarëve në muajin Mars, forcat përsëri u kthyen në disa vende të izoluara malore duke braktisur zonat e ndryshme rajonale”, thuhet në artikull.
Në këtë artikull është shkruar për shkarkimin e Sylejman Selimit nga komanda e UCK-së, duke u zëvendësuar me Agim Cekun, një zvendësim më përvojë ushtarake në ushtrinë kroate, për t`i riorganizuara trupat e Ushtrisë në Kosovë .
“Nuk është dhënë asnjë shpjegim sa I përket këtij zëvendësimit, mirëpo ndryshimi besohet të rrjedhe si pasojë e humbjeve të mëdha të UÇK-së si dhe mosmarrëveshje politike që u ndezën pas marrëveshjeve për paqe për Kosovën e cila u mbajt në muajin shkurt në Rambuje të Francës”, shkruan në artikullin e The Guardian.