Deputetja e PDK-së “ndez” dasmën e motrës së Leonora Jakupit

Lajme

Deputetja e PDK-së “ndez” dasmën e motrës së Leonora Jakupit

Nga: A.Zh Më: 17 shtator 2018 Në ora: 09:44
Musliu ka publikuar disa imazhe nga dasma, në të cilën është paraqitur me një fustan të kaltërt elegant.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka treguar se ka marrë pjesë në dasmën e motrës së këngëtares Leonora Jakupi, e cila u mbajt dy net më herët.

Musliu ka publikuar disa imazhe nga dasma e Blertës dhe Kushtrimit, në të cilën është paraqitur me një fustan të kaltërt elegant.

Ajo shihet se ka kaluar kohë të mirë dhe është argëtuar pranë këngëtares Vjollca Haxhiu dhe prezantuesit Labinot Gashi dhe miqve të tjerë, me të cilët edhe ka vallëzuar, përcjell Bota sot.

“Blerta & Kushtrim u trashigofshi e paqit jete te lumtur! P.s e shpalli te mbyllur sezonin e dasmave per kete vere”, ka shkruar deputetja e PDK-së në përshkrimin e imazheve.

Kujtojmë se Musliu është shoqe e ngushtë me këngëtaren Leonora Jakupi dhe të dyja janë nga Drenica./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat