Jovanoviq: Vuçiq është dashur të thotë se Serbia e njeh Kosovën

Lajme

Jovanoviq: Vuçiq është dashur të thotë se Serbia e njeh Kosovën

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 00:13
Çedomir Jovanoviq

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi (Liberalna demokratska partija - LDP), Çedomir Jovanoviq, ka thënë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi është dashur të thotë se Serbia e njeh shtetin e Kosovës i definuar si shtet i qytetarëve që jetojnë në të, është i siguruar eksterritorialiteti për manastiret dhe trashëgimia kulturor serbe.

“Kjo Kosovë me Serbinë do të realizojë qarkullimin të papenguar të njerëzve, mallrave, kapitalit e të shërbimeve dhe do t’i ketë kufijtë e hapur. Për mua kjo është fitore”, citon FoNet të ketë thënë Jovanoviqi për televizionin sarajevas Face.

Sa më përket mua, ka shtuar Jovanoviq, mendoj se Serbia është dashur të ishte shteti i parë që do t’iu drejtohej shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës e ta tregonte gatishmërinë për ndihmë që Kosova të jetë shtet normal.

“Problemet mund të jenë të ndryshëm, porse nuk mund t’i zgjidhim marrëdhëniet me shqiptarët duke i lënë të hapur problemin e Maqedonisë e të Bosnjë e Hercegovinës”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat