Policia e Kosovës tregon arsyet e arrestimit në Kosovë të kryetarit të Nishit

Lajme

Policia e Kosovës tregon arsyet e arrestimit në Kosovë të kryetarit të Nishit

Nga: P.R Më: 9 shtator 2018 Në ora: 21:43
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka reaguar ndaj shkrimit te mediave serbe, "Kryetari i Nishit i lënduar rëndë në Kosovë, Policia e Kosovës Bulatoviçit i ka thyer dorën e majtë".

“Mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate kryetari i Nishit në dalje të RKS ne pikëkalimin kufitar Merdare, ka tejkalu kolonën në pritje. Zyrtarët policor që kanë qenë në mbarvajtje të rregullit të kolonës, të njëjtin e kanë ndal dhe ai ka refuzuar fillimisht të kthehet mbrapa. Pas kundërshtimit të sërishëm të tij për tu kthyer në kolonë, zyrtarët policor kanë intervenuar dhe e kanë prangosur të njëjtin pa e ditur identitetin e tij. Sipas procedurave të parapara ështe njoftuar Prokurori i cili ka urdheruar që i njëjti të dërgohet në gjykatë me procedurë të përshpejtuar. Atij i është shqiptuar denimi prej 150 euro nga gjykata, ku i njëjti ka bërë pagesën dhe është liruar. Nuk është raportuar që i njëjti të ketë pasur ndonjë lëndim”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Policisë, përcjellë “Bota sot”.

Kjo është komunikata e plotë:

Sqarim për media nga Policia e Kosovës 

Lidhur me shkrimin e publikuar sot në mediumin serb kurir.rs me titull " Kryetari i Nishit i lenduar rëndë në Kosovë, Policia e Kosovës Bulatoviçit i ka thyer dorën e majtë"

Policia e Kosovës informon dhe sqaron se: 

Mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate kryetari i Nishit në dalje të RKS ne pikëkalimin kufitar Merdare, ka tejkalu kolonën në pritje. Zyrtarët policor që kanë qenë në mbarvajtje të rregullit të kolonës, të njëjtin e kanë ndal dhe ai ka refuzuar fillimisht të kthehet mbrapa. Pas kundërshtimit të sërishëm të tij për tu kthyer në kolonë, zyrtarët policor kanë intervenuar dhe e kanë prangosur të njëjtin pa e ditur identitetin e tij. Sipas procedurave të parapara ështe njoftuar Prokurori i cili ka urdheruar që i njëjti të dërgohet në gjykatë me procedurë të përshpejtuar. Atij i është shqiptuar denimi prej 150 euro nga gjykata, ku i njëjti ka bërë pagesën dhe është liruar. Nuk është raportuar që i njëjti të ketë pasur ndonjë lëndim. Rasti është trajtuar nga stacioni kompetent policor në Podujevë konform procedurave ligjore. Ndërsa të gjitha informacionet tjera duke përfshirë edhe ato në mediumin serb kurir.rs janë spekulime dhe nuk qëndrojnë.

Bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, në funksion të zbatimit të ligjit Policia ndermerr veprime operacionale në funksion të realizimit të objektivave të saj. 
Për arritjen e këtyre objektivave Policia është e autorizuar sipas ligjit që konform situatës të zbatoj dhe aplikoj procedura standarde të operimit.

Megjithatë, sikurse edhe herave tjera Policia e Kosovës pas vlerësimeve të nevojshme do të trajtoj dhe analizoj të gjitha veprimet e zyrtareve policorë, duke perfshirë edhe shqyrtimin e raporteve zyrtare.
Policia pas shqyrtimit dhe analizimit të të gjitha raporteve zyrtare dhe veprimeve të zyrtarëve policor, varesisht nga të gjeturat dhe rezultatet e dala, do të ndërmerr veprime adekuate konform autorizimeve ligjore.

Prandaj, ju rikonfirmojmë që Policia e Kosovës është e perkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe është transparente për ofrimin e të gjitha informacioneve relevante për opinionin dhe mediat e që kanë të bëjnë me aktivitete policore dhe respektimin e të drejtave njerëzore në përgjithësi.

Me respekt,

Zyra për Informim e PK-së
DPP, Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat