Dodik tregon se ç’do të bënte sikur të ishte në vend të Vuçiqit në Kosovë

Lajme

Dodik tregon se ç’do të bënte sikur të ishte në vend të Vuçiqit në Kosovë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 18:05
Milorad Dodik

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili ndodhet në listën e zezë të SHBA-së, tha se ndalimi i lëvizjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Banjë të Skenderajt është ‘një mesazh i keq i autoriteteve kukulla në Prishtinë’.

Dodik vuri në dukje se politika e Vuçiq është për dialog, për shkak të së cilës ai shkoi për vizitë në Kosovë.

"Ata mendojnë se gjithçka mund të përfundojë me forcë, ndërsa politika e Vuçiqit është një politikë e dialogut", tha Dodik duke shtuar se veprimi i Prishtinës zyrtare  është i papranueshëm.

"Sikur të isha në vend të Vuçiqit, me siguri se nuk do të shkoja atje, pasi dihet mirë se BE dhe autoritetet në Kosovë punojnë së bashku kundër tij personalisht dhe nismave të tij, si dhe kundër Serbisë dhe popullit serb në Kosovë", tha Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat