Shpend Ahmeti: Gjyqësori në funksion të strukturave të kapura të shtetit

Lajme

Shpend Ahmeti: Gjyqësori në funksion të strukturave të kapura të shtetit

Nga: N.H Më: 20 gusht 2018 Në ora: 18:49
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), Shpend Ahmeti thotë se letra e prokurorit Blakaj në lidhje me rastin e veteranëve dhe dorëheqja e tij po shpërfaqin edhe më shumë atë që po e themi nga dita e parë.

Sipas tij, ky rast është definicioni i problemeve të shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti thotë se akuzat e fundit shpërfaqin problemin më të madh, të një gjyqësori në funksion të strukturave të kapura të shtetit.

Ja postimi i plotë i Ahmetit:

Letra e prokurorit Blakaj në lidhje me rastin e veteranëve dhe dorëheqja e tij po shpërfaqin edhe më shumë atë që po e themi nga dita e parë. Ky rast është si duket definicioni i problemeve të shtetit tonë. Hajni e mashtrime në emër të luftës.

Dëme buxhetore nga strukturat parapolitike të instaluara në çdo cep të shtetit tonë. Pronto paraqiste një fotografi të punësimeve dhe u gjykua si e tillë, pra përdorimi i autoritetit dhe pushtetit për punësime. Por, akuzat e fundit shpërfaqin problemin më të madh, të një gjyqësori në funksion të strukturave të kapura të shtetit.

Fokusimi i rastit në vetëm një njeri i bën dëm kësaj çështje. Tani nuk duhet të ndalemi deri në hetimin e plotë të krejt rastit. Atëherë dhe vetëm atëherë do ta kuptojmë rrjetin, mashtrimet dhe dëmet reale për shtetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat