State Department dhe Ambasadori i ri amerikan të painformuar për bisedën Kushner-Daçiq

Lajme

State Department dhe Ambasadori i ri amerikan të painformuar për bisedën Kushner-Daçiq

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:42
State Department

Philip Kosnett, i emëruar nga presidenti Trump si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë, doli të enjten para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë. Senatori Chris Murphy e pyeti diplomatin lidhur me takimin që kishte zhvilluar në fund të korrikut ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner dhe komentet pas takimit kur zoti Daçiç u shpreh se qëndrimi amerikan është tani “më pranë qëndrimit tonë” gjë që ka zgjuar shumë spekulime lidhur me ndryshime në qëndrimin amerikan.

Senatori pyeti lidhur me spekulimet për mundësinë e mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara për idenë e shkëmbimit të territoreve. Senatori kërkoi të dinte se çfarë instruksionesh kishte marrë diplomati lidhur me qëndrimin amerikan dhe nëse ky qëndrim kishte ndryshuar kohët e fundit. 

Murphy derisa ka pyetur diplomatin që do ta pasojë Delawien ka thënë se State Departamenti nuk ka pasur ndonjë informatë rreth takimit Daçiq -Kushner ndërsa Kosnett duke u përgjigjur ka thënë se nuk është në dijeni të takimit e as për përmbajtjen e tij. 

Ndryshe diplomati amerikan që pritet të vijë në Kosovë pasi të konfirmohet, ka thënë se qëndrimi amerikan për Kosovën nuk ka ndryshuar ndërsa në superlativ ka folur për raportet SHBA-Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat