Jail Crunch: Në burgjet shqiptare dominojnë vrasësit

Lajme

Jail Crunch: Në burgjet shqiptare dominojnë vrasësit

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 09:05
Ilustrim

Nëse krimi më i shpeshtë në vendet e rajonit është vjedhja, në Shqipëri peshën kryesore e të burgosurve e mbajnë ata që kanë kryer veprën penale të vrasjes, sipas të dhënave të krahasueshme të Jail Crunch, pjesë e projektit OCCRP (Projekti i Raportimit të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) , i cili ka marrë nëshqyrtim të dhënat mbi të burgosurit dhe veprat penale në disa prej vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.

Numri i të burgosurve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet 1.9, më i larti ky krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, por më i ulët se i vendeve Balltike të cilat gjithashtu kanë qenë pjesë e analizës.

Numri i të burgosurve për 1000 banorë në Serbi llogaritet 1.4, në Bosnje dhe Hercegovinë 0.8, ndërsa në Kosovë për çdo 1 mijë banorë ka 1 të burgosur.

Sipas kategorive të veprave penale, vrasjet zënë peshën më tëlartë të krimeve të kryera nga të burgosurit, ndërsa në vendet e tjera të rajonit krimi më i shpeshtë është vjedhja. Në vend të dytëpeshën më të lartë e zë vepra penale e vjedhjes dhe në vend të tretë trafiku i drogës. Në Serbi, e cila renditet e dyta ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që projekti ka marrë në shqyrtim, krimi me peshën më të lartë është vjedhja dhe nëvend të dytë është trafikimi i drogës.

Në vendin fqinj Kosovë, vrasjet dhe vjedhjet kanë të njëjtën peshëkrahasuar me totalin e veprave penale.

Në Bosnje dhe Hercegovinë peshën më të lartë të veprave penale e ka vepra penale e vjedhjes, në vend tëdytë të burgosurit që kanëkryer vrasje dhe në të tretin ata që janë dënuar për trafik droge.

Vendi me numrin më të lartë të të burgosurve ndër 12 vendet e marra në shqyrtim është Lituania, me 3.2 tëburgosur/1000 banorë.

Më pas renditet Ukraina me 2.8 të burgosur, Letonia me 2.5 dhe Moldavia me 2.2. Në Turqi numri i tëburgosurve është 1.9 për 1000 banorë, por vepra me peshën më të madhe është vjedhja.

Qëllimi kryesor i projektit, të cilët kanë krijuar grafikë interaktive, me të dhënat e marra nga autoritetet e burgjeve përkatëse për secilin shtet ishte evidentimi i ngjashmërive dhe ndryshimeve në vende të ndryshme demografike dhe kategorive të krimeve në rajon. Të dhënat do të përditësohen në mënyrë tëvazhdueshme.

Reporterët e projektit janë përpjekur që të ndajnë veprat penale nëgjashtë kategori të mëdha si : Vrasjet, Vjedhjet, Trafik Droge, Përdhunimet, Trafikim Qeniesh Njerëzore dhe Krime Ekonomike.

Të dhëna të tjera të INSTAT dhe Eurostat tregojnë se Shqipëria ka një numër shumë më të lartë vrasjesh për banorë se BE-ja. Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë. Treguesi në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE-së, shkruan monitor. Vendet e BE-së përllogariten në vitin 2015 gjithsej 3600 jetë të humbura nga vrasjet, por prevalenca për 100 mijë banorë ka shënuar ulje të dukshme, duke arritur 0,7 vrasje për 100 mijë banorë nga 1.3 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2002, sipas të dhënave të Eurostat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat