Vuçiq tregon kufijtë e Kosovës të caktuar nga SHBA dhe Gjermania qysh në vitin 2008

Lajme

Vuçiq tregon kufijtë e Kosovës të caktuar nga SHBA dhe Gjermania qysh në vitin 2008

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 09:01
Aleksandar Vuçiq

Në konferencë për gazetarë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë tashmë është caktuar në vitin 2011 në Jarinjë dhe Bërnjak.

Në pyetje se çfarë është qëndrimi i tij pas deklaratës së Angela Merkel se nuk ka ndryshim të kufijve, ai ka thënë se Gjermania dhe SHBA na kanë caktuar kufijtë qysh në vitin 2008 kur e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Prandaj kur thonë se janë kundër caktimit të kufijve kjo do të thotë se janë kundër ndryshimit të kufijve të cilat janë vendosur në dëmin tonë”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se shumica po e sulmojnë, e sidomos në Serbi, pikërisht për shkak se ai nuk i pranon këto kufij.

Ai ka theksuar se Merkelin nuk e kanë armik dhe nuk duhen harruar se çfarë ka bërë ajo për Serbinë gjatë kohës së krizës së migrimit, dhe se sa kanë kontribuar investimet gjermane për atë që tani Serbia ka rritje të ekonomisë prej 4,4 për qind.

Vuçiq ka thënë se gjithë energjinë e tij po e shpenzon të fitojë diçka për serbët e Kosovës, dhe ka shtuar se për këtë arsye Thaçi thotë se e ka vështirë të bisedojë me të.

Në pyetje për idetë që të futet veriu në kuadër të Serbisë, ai ka thënë se ky territor është i rëndësishëm për të, por kjo nuk do të thotë se veriu i Kosovës është më i rëndësishëm se Anamorava e Kosovës.

“Ne luftojmë të fitojmë diçka, në dallim prej atyre para nesh të cilët i kanë humbur të gjitha”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat