Serbia arrestoi dhe po mban në burg edhe një shtetas nga Kosova

Lajme

Serbia arrestoi dhe po mban në burg edhe një shtetas nga Kosova

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:35
Ibrahim Matoshi

Ibrahim Matoshi nga Verbica e Kmetovcit, komuna e Gjilanit është arrestuar para 3 ditëve në kufirin Kosovë-Serbi (Dheu i Bardhë-Konçul) dhe po vazhdon të mbahet në burgun e Qarkut në Vranjë.

Avokatii i tij Novica Zdravkoviç nga Vranja të cilin e ka autorizuar Familja e Ibrahimit për ta mbrojtur ka treguar se ai po mbahet në burg nën akuzat për terrorizëm, më saktësisht për vrasjen e dy serbëve gjatë vitit 1999.

“Ibrahim Matoshi po akuzohet për vepër Terrorizëm, vrasjen e 2 serbëve në muajin shtatorë të vitit 1999 në rrugën Gjilan-Dobërçan. 3 muaj pas hyrjes të Forcave të KFORIT në Kosovë, Ibrahimi është ndaluar në bazë të fletëarrestit të SUP-it të Gjilanit nga viti 2000 dhe me automatizëm ju është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji", ka thënë avokati.

“Askush nuk po e din nga doli tash ky fletëarrest pas 18 viteve ndaj Ibrahimit i cili në disa vitet e fundit rregullisht kishte kaluar nëpër Serbi sepse punon në Gjermani dhe ka shtetësi Gjermane dhe kurrë asnjëherë nuk ka pasur problem, me gjasë ky njeri i pafajshëm do ta pësoje keq andaj duhet ti ndihmojmë të gjithë”m thuhet më tej.

TV Spektri nga Bujanoci ka apeluar të gjitha mediat në Kosovë që të kontribuojnë në sensibilizimin Publik të këtij rasti deri sa të arrije ti alarmoje edhe Institucionet Shtetërore të cilat munden ti ndihmojnë Ibrahimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat