Zbulohet letra e kasapit Millosheviq pak para vdekjes së tij, ja çfarë shkruante

Lajme

Zbulohet letra e kasapit Millosheviq pak para vdekjes së tij, ja çfarë shkruante

Nga: D.RR Më: 15 gusht 2018 Në ora: 20:39
Millosheviq

Njëra ndër revistat javore serbe, ka publikuar letrën e ish kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Këtë letër ai e kishte shkruar pak para se të vdiste në qelinë e tij.

Kjo letër u zbulua pasi që njëri ndër ish avokatët e kasapit Millosheviq, Zdenko Tomanoviç, rrëfeu gjithçka për të përjavshmen serbe.

Sllobodan Millosheviçi i kishte shkruar një letër shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, pikërisht për braktisjen që Moska i kishte bërë atij, duke e “shitur” tek perëndimorët sipas Millosheviqit.

Në letër, ai u ankua se “ai ishte duke u helmuar në Tribunalin e Hagës dhe i kërkoi Rusisë për ta mbrojtur dhe për të shpëtuar atë. Një ditë më pas, Millosheviç u gjet i vdekur”, shkruan revista serbe, përcjell “Bota sot”.

Zdenko Tomanoviç nuk ka folur shumë, por ka thënë aq sa për të shkaktuar një trazirë pikërisht në prag të evenimenteve të mëdha siç është marrëveshja për Kosovën.

“Sllobon e vranë”? Kush? “Nuk e di, por Rusia nuk e mbrojti”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat