Dreka e Hashim Thaçit ku piu 10 litra verë italiane me vlerë 500 euro

Lajme

Dreka e Hashim Thaçit ku piu 10 litra verë italiane me vlerë 500 euro

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Në një drekë të vetme në kohën kur ishte Kryeministër, Hashim Thaçi dhe njerëzit me të cilët ai kishte drekuar kishin pirë hiç më pak se 10 litra verë të shtrenjtë Italiane. Në faturën e datës 5 tetor 2011 qeveria kishte paguar rreth 500 euro për 10 litra verë italiane në faturën që në total ishte 1.085 euro.

Fatura tregon se grupi kishte konsumuar tri lloj verërash italiane, “Marchesi de Frescobaldi” e cila kushtoi 55 euro;  “Sessantanni” e cila kushton 48 euro dhe “Cicnis’ e cila kushton 42 euro.

Në total këto verëra i kanë kushtuar arkës së shtetit rreth 500 euro, ose gjysma e totalit të faturës.

Në këtë drekë zyrtare, burrështetasit veç verërave italiane, kanë konsumuar edhe karkaleca deti, peshk levrek, file salmoni, file viqi, rucola sallatë e deserte të ndryshme.

Fatura e datës 5 tetor 2011 në total u ka kushtuar taksapaguesve 1 mijë e 85 euro. Veç 10 litrave verë, në këtë drekë zyrtare janë konsumuar edhe produkte tjera.

Media ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat