“Beogradi dhe Prishtina do të nënshkruajnë së shpejti...”

Lajme

“Beogradi dhe Prishtina do të nënshkruajnë së shpejti...”

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 22:22
Dragan Gjukanoviq

Profesori i Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq thotë se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë nuk do të ndryshojnë pavarësisht kundërshtimeve të pikëpamjeve mbi Kosovën.

Ai theksoi se së shpejti pritet nënshkrimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Unë mendoj se marrëdhëniet Serbi-Gjermani ishin shumë të mira dhe nuk ka asnjë mundësi që ato të ndryshojnë tash”, tha Gjukanoviq për mediat serbe.

Ai gjithashtu tha se nuk është reale të pritet të ketë një "bisedë serioze" në lidhje me idenë e korrigjimit të kufirit në raundet e ardhshme të dialogut të Brukselit, por shtoi se kjo varet nga qëndrimi i Uashingtonit.

"Mendoj se Serbia në një mënyrë të caktuar duhet të kërkojë maksimumin për komunitetin serb dhe se gjatë dialogut duhet të fokusohet në mbrojtjen e serbëve të Kosovës, pronën e tyre, pasuritë e Serbisë", tha ai.

Gjukanoviq pret që Beogradi dhe Prishtina së shpejti të nënshkruajnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, pavarësisht tensioneve të krijuara rreth idesë së ndryshimit të kufijve me Kosovën.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha sot, se pas propozimit të tij për korrigjim të kufijve me Kosovën, e cila hasi në kundërshtim nga publiku, si dhe të kancelares gjermane Angela Merkel, arritja e një marrëveshjeje përfundimtare do të marrë edhe një kohë të gjatë dhe se nuk do të jetë e gatshme edhe për dy - tre muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat