Vuçiq i përgjigjet Merkelit për deklaratën me kufinjtë

Lajme

Vuçiq i përgjigjet Merkelit për deklaratën me kufinjtë

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 14:35
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se perëndimi e konsideron Kosovën si një vend të tërë, sovran dhe me territor të pandarë, shkruajnë mediat serbe.

Vuçiq ka komentuar pas deklaratës së kancelares gjermane Angela Merkel, e cila është shprehur kundër çfarëdo ndryshimi të kufijve në Ballkan.

“Ajo na ka kufizuar, që Kosova të jetë e ndarë nga Serbia. E gjithë bota perëndimore, konsiderojnë Kosovën si një territor të pandashëm që i përket shqiptarëve në Prishtinë. Nga këndvështrimi i tyre kjo punë ka marrë fund. Dhe për këtë më ka habitur fakti te disa njerëz në Serbi. Sonja Biserko dhe Sava Janjiq gjithmonë kanë qenë pro pavarësisë së Kosovës, por një pavarësi të Kosovës për shqiptarët, dhe kjo është arsyeja pse kanë luftuar kundër Serbisë dhe asaj se çfarë mund të fitojmë, por atyre iu bashkuan edhe disa persona këtu në Serbi”, ka shtuar Vuçiq.

Presidenti serb ka shtuar se “është mjaftueshëm trim” që t’ju kërkojë diçka më shumë për serbët në Serbi, kancelares Angela Merkelit, presidentit rus, Vladimir Putin dhe Mike Pence e presidentit francez Emmanuel Macron.

Sipas tij, qëndrimi i Merkel është i njëjtë me atë që e ka pasur 10 vite më parë, kur Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq ka shtuar se takimin e radhës me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi do ta mbajë në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat