Burdushi jep edhe një parashikim për vizat

Lajme

Burdushi jep edhe një parashikim për vizat

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 22:15
Hysri Peqani

Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, ka folur edhe njëherë për liberalizimin e vizave. Ai në një intervistë në T7 në emisionin “Promenadë Vere” ka treguar se brenda këtij viti kjo çështje do të marrë fund.

“ Në fund të këtij viti do të ketë liberalizim të vizave. Nëse ecin kështu punët në fund të vitit kjo do të kryhet. Këtë e kam thënë edhe me herët. Përhajëri për viza do të jepet në fund të vitit 2018”, ka thënë ai.

Burdushi ka pranuar se ka dhënë shumë parashikime për vizat, por sipas tij, këtë herë kjo çështje do të përfundoj këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat