Basri Peqani, i njohur si Burdushi, ka folur për mundësinë e ndarjes së Kosovës. Ai në një intervistë në T7 në emisionin “Promenadë Vere”, ka folur rreth ndryshimit të kufijve.
Burdushi ka bërë me dije se është duke i përcjell zhvillimet e fundit në vend.
"E kam parë një tavolinë me plot mish, diku nga ana e Sllovenisë me një vend, nuk e di saktësisht, presidenti jonë Hashim Thaçi, ky i Malit të Zi, Edi Rama dhe do të tjerë janë ulur me një tryezë duke folur për disa lëvizje politike, janë pak të egra. E kam pak të mjegullt”, thotë ai.
“Mitrovica o problem kyç. Kosova është çels i Ballkanit’, shtoi ai.