“Kufiri Shqipëri-Kosovë do të bjerë”/ Majko i përgjigjet akuzave të deputetit demokrat: Papërgjegjshmëri

Lajme

“Kufiri Shqipëri-Kosovë do të bjerë”/ Majko i përgjigjet akuzave të deputetit demokrat: Papërgjegjshmëri

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 18:10

Ministri i Diasporës Pandeli Majko, ka reaguar pas akuzave që bëri ndaj nga deputeti demokrat Tritan Shehu. Në një status në Facebook, Majko sqaron se:

Tritan Shehu ka deklaruar se ideja për ndryshimin e kufijve e hapur së fundmi…”E mori zanafillën në një deklaratë të ministrit Majko… në një ambient të papërshtatshëm duke hedhur një ide të tillë që nga janari kryeministri do rrëzojë kufirin Shqipëri-Kosovë.” (!?) (As serbi Gjuric nuk e rëndoi kaq shumë këtë deklaratë të pathënë)

Të lidhësh dëshirën për lëvizjen e lirë të njerzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, me temën ndryshimit të kufijve është papërgjegjshmëri. Kjo temë është dakordësuar midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe u ripohua sërish nga Kryeministri Haradinaj gjatë vizitës së fundit në Vlorë.

“Rrëzimi i kufirit” si term, përdoret në rastet e embargove… Lëvizja e lirë nuk ndryshon kufijtë. Ndryshimi i kufirit nuk është funksional në kohët e reja të procesit të integrimit europian. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të bëjnë dy gjëra të kundërta në të njëjtën kohë. Këto dy shtete nuk mund të “ndahen” për tu integruar. Integrimi europian është një proces ku shqiptarët kanë hyrë pasi aty përfaqësohen edhe interesat e tyre. Kjo i bën ata protagonistë dhe jo frikacakë. Sigurisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat