‘Ridefinimi i kufijve me Kosovën, në kundërshtim me Kushtetutën serbe’ - Bota Sot
‘Ridefinimi i kufijve me Kosovën, në kundërshtim me Kushtetutën serbe’

Lajme

E diel, 19 gusht 2018

‘Ridefinimi i kufijve me Kosovën, në kundërshtim me Kushtetutën serbe’

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Serbisë ka vlerësuar se angazhimi për ridefinimin e kufijve me Kosovën është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.

Sipas kësaj partie, një ide e tillë nënkupton një angazhim për të ndryshuar kufijtë kombëtarë dhe heqjen dorë nga territori.

"Në veprim është shembja sistematike e rendit kushtetues të Serbisë," thuhet në deklaratë me rastin e deklarimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se ai pajtohet për ridefinim të kufijve me shqiptarët.

"Kjo politikë e paautorizuar të udhëhequr nga presidenti i Republikës, uzurpon kompetencat kushtetuese të Qeverisë, duke shkelur detyrimet kushtetuese e të gjitha organeve shtetërore në lidhje me Kosovën dhe Rezolutës së Asamblesë Kombëtare mbi parimet themelore për bisedime politike me Kosovën nga viti 2013", konkludon PDS.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test