Vrasja e gruas dhe vajzës, IPK nisë hetimet për policët që trajtuan kërcënimin

Lajme

Vrasja e gruas dhe vajzës, IPK nisë hetimet për policët që trajtuan kërcënimin

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 11:28
Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet për mënyrën se si Policia e Kosovës ka trajtuar kërcënimet që Pjeter Nrecaj i kishte bërë bashkëshortes së tij Valbona Nrecaj.

Lajmin për Kallxo e ka konfirmuar Arben Vrajolli nga Inspektoriati Policor i Kosovës.

“Mund të konfirmojë se kanë filluar hetime për zyrtarët policorë”, tha Vrajolli për Kallxo.

40 vjeçarja dhe vajza e saj 9 vjeçare u qëlluan për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit. Dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës.

Kallxo ka raportuar dje se pesë orë para vrasjes viktima ishte ankuar në polici për kërrcënimet që po i vinin nga ish burri por brenda pesë orësh Policia e Kosovës nuk kishte arritur ta identifikonte vendndodhjen e njeriut i cili po e kërcënonte  ish-gruan e tij.

Në raportet zyrtare të siguruara nga Kallxo viktima ishte ankuar në ora 16:00 në Polici se po kërcënohej nga ish-bashkëshorti i saj.

Në një përgjigje zyrtare për Kallxo, Policia e Gjakovës ka konfirmuar se ishte e njoftuar për kërcënimin por nuk kishte arritur ta identifikonte vendndodhjen e dorasit.

“Në ora 16:00 viktima ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari. Policia i janë përgjigjur rastit, kanë ndërmarrë veprimet operative duke e kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij dhe në lokacione të ndryshme, është tentuar të kontaktohet edhe përmes telefonit por i njëjti nuk është paraqitur”, ka thënë Lirie Podrimja zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat