'Tani të pret një dhuratë e bukur'/ Mesazhi që burri i çoi gruas para se ta vriste (Detaje nga krimi në Gjakovë)

Lajme

'Tani të pret një dhuratë e bukur'/ Mesazhi që burri i çoi gruas para se ta vriste (Detaje nga krimi në Gjakovë)

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 07:28
Pjeter Ndrecaj dhe Valbona Marku

Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në familje i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjakovë. Pjetër Ndrecaj ekzekutoi me armë zjarri kallashnikov bashkëshorten e tij Valbona Marku Ndrecaj dhe vajzën 9-vjeçe. Ngarja ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre. 

Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valbonën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin. Nipi i të ndjerës tha se Pjetër Ndrecaj kishte shkuar dje gjatë ditës për ta takuar Valbonën me qëllim të rregullimit të raporteve. Por nga aty Pjetri është larguar për t’u kthyer më vonë me një armë zjarri.

Por para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese. “Tani të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhemb zemra”. 

Ndërkohë, prokuroria e Kosovës në aktaktuzën prej katër faqesh ka specifikuar se konfliktet brenda çiftit kanë nisur që në maj të këtij viti pas një sherri për pesë euro. Shkak ka qenë dhuna e ushtruar nga Ndreca ndaj një prej djemve të tij pasi kishte gjetur në rrugë pesë euro. I mituri ka qenë i shoqëruar me nipin e Ndrecës i cili nga ana tjetër ka pretenduar se i ka gjetur ai paratë. 

Pjetër Ndrecaj ushtron dhunë ndaj djalit të tij, ndërsa bashkëshortja, me instiktin e nënës ka reaguar në mbrojtje të të birit. Por i kërkuari nga policia dhunon edhe gruan e tij, e cila më pas e padit në polici. Nga këtu zë fill edhe dinamika e krimit që tronditi Gjakovën mbrëmjen e kaluar, ku humbi jetën Valbona Marku me origjinë ngë Tropoja dhe vajza e saj 9-vjeçe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat