Zgjedh aligatorin për foto të diplomimit

Lajme

Zgjedh aligatorin për foto të diplomimit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 23:18
Makenzie Noland nga Universiteti i Teksasit A & M

Një studente e kolegjit ka marrë guximin të bëjë fotografi të diplomimit me një kafshë të rrezikshme.

Makenzie Noland nga Universiteti i Teksasit A & M vendosi të bëjë foto së bashku me hiq më pak se një aligator gjigand.

Për fotografitë e diplomimit, ajo vendosi të mos i bëjë së bashku me shokët e klasës, por zgjodhi një aligator prej rreth 500 kilogramësh me emrin Big Tex.

Studentja guximtare fotografitë i vendosi në rrjetet Instagram dhe Facebook, ndërsa shpreson që në të ardhmen të shkojë të ruajë zogjtë dhe kafshët e egra, pasi ka diplomuar në drejtimin për kafshë të egra dhe peshkim.

Noland tha se aligatori Tex mund të duket i frikshëm, por ata kanë një lidhje të ngushtë.

"E di që për një çast mund të kthehet keq, por ai nuk dëshiron të na lëndojë. Ai dëshiron të na ruajë", tha ajo për Good Morning America.

"Sa herë që shkojmë në një pellg tjetër të aligatorëve, ai është atje duke na shikuar, duke u siguruar që ne jemi në rregull", shtoi ajo.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat