Gjuriq nesër viziton Kosovën, MPJ tregon a i ka dhënë leje

Lajme

Gjuriq nesër viziton Kosovën, MPJ tregon a i ka dhënë leje

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 19:33
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të vije nesër për vizitë në Kosovë.

Ai për dallim nga vizita e 26 marsit, të cilën e kishte bërë pa lejen e institucioneve të Kosovës, kësaj radhë ka vepruar ndryshe.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë për mediat vendore se kësaj radhe Gjuriq ka kërkuar leje, e cila i është aprovuar.

“Ne i kemi dhënë leje për vizitë Gjuriqit”, ka thënë shkurt Pacolli.

Sipas mediave serbe, Gjuriq në vizitën e nesërme do të shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviq.

Gjatë vizitës, Gjuriq do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut.

Kujtojmë se më 26 mars, Gjuriq kishte hyrë ilegalisht në territorit e Kosovës, për tu arrestuar nga Policia e Kosovës në  veri të Mitrovicës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat