Media serbe: Vuçiq në shtator e viziton Kosovën

Lajme

Media serbe: Vuçiq në shtator e viziton Kosovën

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 10:01
Aleksander Vuçiq

Shtatori mund të jetë muaji kur do të zgjidhet çështja e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i vizitojë serbët në Kosovë ku më pas do të udhëtojë për në Kinë, shkruan gazeta serbe.

Pas Kinës, Vuçiq do të udhëtojë për Nju Jork ku do të flasë në Kombet e Bashkuara.

Sipas gazetës, presidenti i Serbisë pret ofensivë diplomatike gjatë muajit shtator.

Ndërkohë sot në orën 11:00, Vuçiq do të mbajë një konferencë për media ku do të flasë për negociatat me Kosovën.

Javën e kaluar Vuçiq iu bëri thirrje serbëve për qetësi dhe të mos binin pre e provokimeve pasi ishte paralajmëruar nga Sava Janjiq se serbët do të shpallin autonomi në veri të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat