Rashkoviq-Iviq: Nuk do të lejojmë që serbët të mashtrohen si në Krajinë

Lajme

Rashkoviq-Iviq: Nuk do të lejojmë që serbët të mashtrohen si në Krajinë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 18:43
Sanda Rashkoviq-Iviq

Nënkryetarja e Partisë Popullore Sanda Rashkoviq-Iviq deklaroi sot se serbët nuk do të lejojnë që të mashtrohen në Kosovë ashti sikurse u mashtruan në 1995 në Krajinë.

Ajo tha se atëherë ‘autoriteti i papërgjegjshëm’ luajti me fatin e popullit serb në Kroaci.

"Qeveria progresive ka bërë gjithçka për të humbur Kosovën, e cila, ndryshe nga Krajina, është territori shtetëror i Serbisë. Tragjedia nuk mund të përsëritet dhe nuk do të ndodhë më," tha Rashkoviq-Iviq në Beograd.

Presidenti i Komitetit Ekzekutiv të Partisë Popullore, Vladimir Dobrosavljeviq, tha  se nëse Serbia do t’i lejojë Kosovës një ulëse në OKB, me këtë do të heqë dorë nga kapaciteti për të ruajtur sigurinë dhe interesat e qytetarëve të saj në Kosovë, si dhe asetet private dhe shtetërore me vlerë dhjetëra miliarda euro.

Ai vuri në dukje se regjimi i Vuçiqit për mbijetesë në pushtet kërkon zgjidhjen e çështjes së Kosovës në një mënyrë që është në kundërshtim direkt me interesat themelore kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat