Përfundon takimi i Këshillit të Sigurisë në Beograd, flet Gjuriq

Lajme

Përfundon takimi i Këshillit të Sigurisë në Beograd, flet Gjuriq

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 10:46
Marko Gjuriq

Është turp i madh që duke iu falënderuar politikanëve të papërgjegjshëm dhe dezinformatave të tyre sot në Serbi flasim për sigurinë e serbëve në Kosovë.

Kështu ka thënë Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare e cila është thirrur për në orën 8 të mëngjesit nga presidenti Aleksandër Vuçiq, Gjuriq tha se serbët e Kosovës do ta dëgjojnë apelin e presidentit Vuçiq dhe nuk do t’i përgjigjen asnjë provokimi.

Vuçiq dje u ka dërguar serbëve të Kosovës një letër të hapur me anë të së cilës u ka kërkuar që të rrinë të qetë dhe siç ka thënë ai “mos të bëjnë trazira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat