Britania e Madhe kundër debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Lajme

Britania e Madhe kundër debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 00:19
Londër

Britania e Madhe, e cila nesër e merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka ndërmend ta pengojë këtë organ të OKB-së që gjatë gushtit të mbahet tubimi rregullt për ta shqyrtuar situatën në Kosovës.

Kjo do të ishte hera e parë që në selinë e OKB-së në Nju – Jork të mos diskutohet për Kosovën në intervalin kohor prej tre muajsh, ankohet gazeta e Beogradit.

Sipas njohurive që thotë t’i ketë kjo gazetë, aktualisht po zhvillohet debati për programin e punës së Këshillit të Sigurimit për muajin e ardhshëm e Londra s’e ka kandiduar temën e Kosovës dhe nuk do ta kandidojë pasi mendon se situata në Kosovë është e mirë dhe nuk ka nevojë për debat rreth saj.

Sipas kësaj gazete të Beogradit, Rusia dhe Kina po e kundërshtojnë shumë këtë iniciativë britanike ndërsa epilogu i kësaj beteje diplomatike pritet të dihet në fund të kësaj jave.

Britania e Madhe, sikur dhe vendet tjera perëndimore (SHBA-ja, Holanda, Suedia), qe një kohë të gjatë theksojnë se takimet e KS-së për Kosovën duhet të rrallohen.

Përcaktimi i rendit të ditës është çështje teknik e jo politike dhe Rusia e Kina nuk mund të vënë veto. Rendi i ditës miratohet me votat e shumicës së thjeshtë.

KS përbëhet nga 15 anëtarë e Kosovën nga ky numër e kanë njohur 9 shtete.

Nëse kalon kjo iniciative britanike, ngjashëm pritet të jetë edhe gjatë muajit shtator pasi kryesimin e merr SHBA-ja.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq e ka quajtur këtë hap britanik “joserioz dhe qëllim jokorrekt politik.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat