Haradinaj ia paguan dëmin shitësit që iu thyen 30 kavanozë me mjaltë

Lajme

Haradinaj ia paguan dëmin shitësit që iu thyen 30 kavanozë me mjaltë

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 23:44
30 kavanozat me mjaltë shitësit që ia janë thyer në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ia ka paguar 30 kavanozat me mjaltë shitësit që ia janë thyer në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, sot për shkak të erës së fuqishme i janë thyer një shitësi 30 kavanozë me mjaltë. Ai e shiste mjaltin në këndin ku shiten produkte ushqimore vendore.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka konfirmuar se Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shprehur vullnetin t’ia paguajë dëmin përmes linjave të caktuara buxhetore. Ajo ka bërë të ditur se kryeministri Haradinaj e ka nënshkruar vendimin për kompensim dhe po ashtu janë marrë informatat e duhura për personin që i është dëmtuar mjalti, në mënyrë që t’i kompensohet përmes linjave të rregullta buxhetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat