Vuçiq: Krejt Serbia e di që e kemi humbur Kosovën, por unë do e vazhdoj luftën

Lajme

Vuçiq: Krejt Serbia e di që e kemi humbur Kosovën, por unë do e vazhdoj luftën

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 13:37
Aleksandar Vuiçiq

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuiçiq ka deklaruar se të gjithë serbët e dinë se Kosova është humbur, porse ai do t’i bëjë të gjitha që të kthejë atë mundet.

"Të gjithë serbët e dinë se e kanë humbur Kosovën, porse unë do të bëj çdo gjë që është në fuqinë time që të kthehet ajo që mund të kthehet dhe që në fund të mos dalë si disfatë e plotë ose humbje e tërësishme"

Ai ka shtuar se “e sulmojnë të gjithë dhe se në këto sulme nuk zgjidhen as fjalë dhe as mjete e asnjëri nga sulmuesit në fakt nuk dëshiron që problemi i Kosovës të zgjidhet".

"Nëse shoh ndonjë gjë të mirë për Serbinë, unë do ta shtyj përpara pa marrë para sysh pasojat. Shikoni, po arrij disa rezultate të prekshme, sidomos në planin ekonomik .Borxhi publik i Serbisë po zvogëlohet dhe me masa të vështira po arrihen rezultate të prekshme. Ndërsa ata që mendojnë se kanceri mund të shërohet me aspirinë, ata ose ia duan të keqen Serbisë, ose janë budallenj", ka thënë Vuçiq deklarata e të cilit është pjesë e tekstit në të cilin analizohen ngjarjet në vijën Beograd-Prishtinë .

Autori i tekstit Darko Hudelist, thekson se Vuçiq mbron konceptin me të cilin përpiqet të “mbrojë” veriun e Kosovës, përkatësisht vlerëson se “veriu i Kosovës është vija e fundit e mbrojtjes me atë që tash e një vit në zhargonin politik ndërkombëtar quhet marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës".

"Thënë thjeshtë: Po, do ta njohim Kosovën (por pa aktin eksplicit të njohjes juridike ndërkombëtare), dhe për kompensim do “ta tregtojmë” veriun e Kosovës . Nuk do t’ua japim atyre (shqiptarëve në Kosovë) të gjitha sepse do t’ia dalim që diçka të ndalim për vete", ka thënë autori i tekstit.

Autori përkujton se shpesh po shkruhet për konceptin e Vuçiqit të ashtuquajtur këmbim territoresh, përkatësisht konceptit të korrektimit të kufijve, ose siç thotë autori, koncepti i kompromisit, fjalë kjo që në kohë të fundit nga Vuçiqi po përdoret më së shumti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat