Vuçiq: Për herë të parë kemi informata të sigurta për vrasjen e Ivanoviqit

Lajme

Vuçiq: Për herë të parë kemi informata të sigurta për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 16:05
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se organet shtetërore serbe “për herë të parë kanë disa informata operative” për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, dhe ka shtuar se është i sigurt se do të zbulohet ai që e ka kryer këtë krim.

“Ne për herë të parë kemi informata të sigurta, ndoshta jemi në një shteg të vogël të diçkaje serioze, e jo lojëra. Për herë të parë kemi disa informata operative, edhe pse s’na lejohet të kryejmë hetime në asnjë mënyrë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve serbë, raporton “FoNet”.

“Këtë që e kemi pranuar për herë të parë ka njëfarë logjike dhe njëfarë kuptimi. Është hera e parë që diçka nuk është e palogjikshme, dhe se a është kështu apo jo do ta verifikojmë”, shtoi ai.

Vuçiq më tej tha se më parë kanë pranuar mbi 50 informata por që nuk kanë pasur asnjë logjikë e kuptim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat