Gjenden eshtra në oborrin e kishës në Graçanicë, dyshohet të jenë të njerëzve

Lajme

Gjenden eshtra në oborrin e kishës në Graçanicë, dyshohet të jenë të njerëzve

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 10:39
Graçanicë

Në oborrin e kishës në fshatin Sushicë, Komuna e Graçanicës, raportohet të jenë gjetur eshtra që dyshohet të jenë të njerëzve.

Kështu ka thënë Policia e Kosovës nga stacioni policor i kësaj komune përmes një komunikate.

“Më 21 korrik, rreth orës 14:10, në fshatin Sushicë, Komuna e Graçanicës, me rastin e kryerjes së punimeve në oborrin e kishës, janë gjetur mbetje trupore që dyshohet se janë kocka njerëzore”, thuhet në komunikatën e policisë që e transmeton “Radio Graçanica”.

Policia thotë se eshtrat e gjetur janë mbledhur dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për analiza të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat