Thaçi dekoron Erën, kjo ia sjell një top nga Botërori

Lajme

Thaçi dekoron Erën, kjo ia sjell një top nga Botërori

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 13:22
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medalje presidenciale këngëtaren Era Istrefi, si mirënjohje për kontributin e saj për promovimin e Kosovës nëpër botë.

Edhe Istrefi i solli një dhuratë presidentit Thaçi. Ishte një top futbolli me autografet e futbollistit Ronaldinjo dhe këngëtarëve Will Smith dhe të saj.  

Presidenti Thaçi e çmoi kontributin e Erës, për të cilën tha se me punën dhe sukseset e saj ka arritur të krijojë një imazh pozitiv për Kosovën.

Thaçi: Prezenca juaj ka krijuar imazh pozitiv për Kosovën

“Edhe pse s’i kishim ekipet futbollistike, prezenca juaj ishte simbolikë, ishte mesazh, ishte Kosova, ishte zëri i Kosovës, prandaj, për afirmimin e vendit, shtetit tonë të ri, për imazhin shumë pozitiv që e keni krijuar me punë e përkushtimin, zellin dhe suksesin e jashtëzakonshëm global, unë kam vendosur që të ndaj dekorimin për ju, për kontributin për vendin, si president i vendit”, ka thënë Thaçi.

Image
Image

Era Istrefi është shprehur e lumtur që po nderohet me një mirënjohje të tillë pikërisht nga vendi i saj dhe ka thënë se ndihet edhe më shumë e motivuar.

Istrefi: Kjo medalje është motivim për mua

“Unë jam shumë e lumtur që e kam aftësinë me e bo botën  me kcy edhe të lumtur me muzikën teme. Po gjithashtu, edhe kjo medalje mua më motivon edhe më shumë për me promovu Kosovën sa më shumë që mundem në të ardhmen edhe me pas dhe me meritu suksese të tilla”, ka thënë Era.

Kurse presidenti Thaçi, i pyetur se a e përfaqësojnë më mirë Kosovën politikanët apo artistët, ka thënë se artistët po i japin imazh më të mire vendit dhe se ndihet krenar me ta. .

Thaçi: Artistët janë më të njohura se politikanët

“Era, Dua, Ora janë  më të njohura dhe më të mëdha se gjithë ne, janë njerëz me ndikime dhe zëri i tyre është, dhe global për Kosovën. Urimet më të mira, ne gjithë kudo që kemi qenë, kemi qenë krenarë me të arriturat e Erës”, ka thënë Thaçi.

Image

Presidenti Thaçi dekoron Era Istrefin me Medaljen Presidenciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim këngëtaren, Era Istrefi.

Ai e ka dekoruar atë me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë pas suksesit të jashtëzakonshëm që tregoi.

Era ka bërë mbylljen e Kampionatit me këngën zyrtare t?7 Botërorit “Live it up”, në duet me Will Smith dhe Nicky Jam.

Të gjitha arritjet e mëdha të Erës anembanë botës i ka vlerësuar lartë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat