Befason reagimi i ambasadës amerikane në Mal të Zi, pas deklaratave të Trumpit

Lajme

Befason reagimi i ambasadës amerikane në Mal të Zi, pas deklaratave të Trumpit

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 23:53
Judy Kuo

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Malin e Zi ka reaguar, pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili malazezët i quajti “agresivë”, të cilët, sipas tij, mund të nisin Luftën e Tretë Botërore.

Në një konferencë të mbajtur në Podgoricë, për anëtarësinë në NATO, zëvendësambasadorja Judy Kuo ka thënë se SHBA’ja mburret që e ka Malin e Zi aleat.

SHBA’ja, ka thënë Kuo, vazhdon të mbështesë përpjekjet e Malit të Zi për t’i përmbushur obligimet e tij në NATO.

Vetëm një vit pas anëtarësimit në NATO, Mali i Zi tashmë po i kontribuon aleancës në shumë nivele, ka theksuar zëvendësambasadorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat