BIA serbe mohon se pjesëtarë të saj janë arrestuar nga Policia e Kosovës - Bota Sot
BIA serbe mohon se pjesëtarë të saj janë arrestuar nga Policia e Kosovës

Lajme

E hënë, 20 gusht 2018

BIA serbe mohon se pjesëtarë të saj janë arrestuar nga Policia e Kosovës

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 20:16
Në aksionin e djeshëm të policisë u arrestuan tre shtetas të huaj dhe një shtetase e Kosovës.

Agjencia Serbe e Intelegjencës (BIA) ka mohuar sot raportimet e mediave se pjesëtarë të saj janë arrestuar dje në aksionin e Njësisë Speciale në Prishtinë.

Sipas të njëjtës, të arrestuarit nuk kanë të bëjnë asgjë me Agjencinë serbe të Intelegjencës dhe se arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i krimeve të kryera në territorin e Malit të Zi.

“Mario Millosheviq, Jovan Paviqeviq, Stahinja Dankoviq dhe Laureta Zybi janë arrestuar me urdhër-arrest të INTERPOL-it për shkak të dyshimeve të bazuara se të njëjtit kanë vrasje dhe rrëmbime në territorin e Republikës së Malit të Zi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e lëshuar sot nga BIA serbe.

Kujtojmë se në aksionin e djeshëm të policisë u arrestuan tre shtetas të huaj dhe një shtetase i Kosovës.

Në këtë aksion që përfundoi rreth mesnatës, morën pjesë një numër i madhë i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test