Kjo është vajza nga Kosova që u arrestua me grupin kriminal nga Mali i Zi

Lajme

Kjo është vajza nga Kosova që u arrestua me grupin kriminal nga Mali i Zi

Nga: A.M. Më: 19 korrik 2018 Në ora: 15:44
Laureta Zyba

Policia e Kosovës ka arrestuar në mbrëmjen e më mërkurës katër persona, dy malazez, një shtetas serb dhe një shtetase e Kosovës.

Sipas mediave vendor femra e arrestuar është Laureta Zyba e cila është valltare në klubet e natës.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar arrestimin e këtyre personave duke njoftuar se arrestimi është bërë në bashkëpunim ndërkombëtar dhe se dy nga të kërkuarit dyshohen se janë të përfshirë edhe në ‘vrasje’.

“Policia në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në këtë rast pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet malazeze, me datën 18.07.2018, në Prishtinë ka zhvilluar një operacion policor për identifikimin dhe arrestimin e disa shtetasve të huaj, dy nga ta të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar që dyshohet se janë të përfshirë edhe në ‘vrasje’”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat