Njësia Speciale tërhiqet nga lagjja ‘Kalabria’

Lajme

Njësia Speciale tërhiqet nga lagjja ‘Kalabria’

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 23:11
Njësia Speciale në lagjen ‘Kalabria’

Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka përfunduar para pak çastesh operacionin e kërkimit të disa të dyshuarve, të cilët sipas burimeve të Kallxo kërkohen nga INTERPOL-i.

Operacioni i filluar sot pasdite ka përfunduar para pak minutash.

Një qytetar ka dërguar në adresë të Kallxo video në të cilat shihen njësitë speciale të Policisë duke u larguar nga lagjja “Kalabria” në kryeqytet.

Burime të Kallxo thonë se në këtë operacion kërkoheshin persona që nuk janë shqiptarë dhe se ka të arrestuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat