Operacion i policisë në kryeqytet për arrestimin e të kërkuarve nga Interpol

Lajme

Operacion i policisë në kryeqytet për arrestimin e të kërkuarve nga Interpol

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 20:09
Njësia speciale e Policisë së Kosovës

Njësia speciale e Policisë së Kosovës pasditen e sotme ka ndërmarrë një operacion të gjerë në kryeqytet. Disa persona kanë përfunduar në pranga në lagjen “Kalabria” ndërsa sipas policisë, operacioni ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.

“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar”, ka deklaruar për mediat vendore zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas tij, njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin dhe për detaje do të njoftoheni me kohë pas përfundimit të operacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat