Sindikalistët e Postës paralajmërojnë kallëzim penal ndaj Valon Prestreshit

Lajme

Sindikalistët e Postës paralajmërojnë kallëzim penal ndaj Valon Prestreshit

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 16:05
Ilustrim

Dy sindikata të Postës së Kosovës me anë të një komunikate për media pretendojnë se kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Valon Prestreshi me vendimet e tij po bën përpjekje për ta shkatërruar Postën e Kosovës.

Sipas këtyre dy sindikatave Prestreshi, ka manipuluar votat e anëtarëve  në interes të kompanive private si, Vllesa sh.p.k, Moneta dhe Prepaid sh.p.k,  me qëllim që me çdo kusht të dëmtohen të hyrat e Postës së Kosovës nga ky shërbim, duke e rrezikuar të ardhmen dhe mirëqenien  e punëtorëve të Postës së Kosovës.

“Sindikatat e Postës së Kosovës, po ashtu janë njoftuar në vazhdimësi për qasjen dhe veprimet me elemente të veprës penale, andaj këto sindikata do të ngritin kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndajValon Prestreshi për veprat:  shpërdorim të detyrave dhe autoritetit zyrtar si dhe veprimeve të tij të vazhdueshme, duke shantazhuar disa kryetarë të komunave”, thuhet në komunikatë e dërguar nga Etrit Hoti dhe Naser Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat