Milena Ivanoviq: Sikur është qëllimi që të harrohet vdekja e Oliverit

Lajme

Milena Ivanoviq: Sikur është qëllimi që të harrohet vdekja e Oliverit

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 12:47
Milena Ivanoviç

Milena Ivanoviç, bashkëshortja e kreut të vrarë të SDP, Oliver Ivanoviq, tha se nuk mund të imagjinonte që hetimi i vrasjes, edhe pas gjashtë muajsh nuk do të sillte rezultate dhe gjithçka do të mbetej në nivelin e spekulimeve.

“Assesi nuk më pëlqen që ka kaluar kaq kohë, pasi që frikësohet se qëllimi është vetëm zvarritja, e cila do të margjinalizohet tërësisht dhe ky rast do të injorohet”, ka thënë Milena Ivanoviq për mediat serbe.

Ajo tha se priste që informacioni konkret do të ishte i afërt dhe se vrasësit do të zbuloheshin.

Oliver Ivanoviq (1953-2018) u vra në mëngjesin e 16 janarit përpara ambienteve të SDP kur ai u qëllua nga një makinë në lëvizje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat