Ambasadori i Zvicrës kërkon përpjekje shtesë për zbardhjen e vdekjes së Ivanoviqit

Lajme

Ambasadori i Zvicrës kërkon përpjekje shtesë për zbardhjen e vdekjes së Ivanoviqit

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 18:24
Vdekja e Oliver Ivanoviqit

Ambasadorit i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet me rastin e përkujtimit të Oliver Ivanoviqit në 6 mujorin e vrasjes së tij ka thënë se shumë njerëz e kujtojnë Oliver Ivanoviqin si një person i pavarur dhe i fortë që shprehu mendimet e tij pa marrë parasysh dëmin e mundshëm që do të shkaktohej atij.

“Në një shoqëri demokratike secili duhet të jetë i lirë të shprehë mendimin e tij dhe të mos ketë frikë se do të vritet për atë veprim. Kanë kaluar gjashtë muaj që nga vrasja e Ivanoviqit dhe ende nuk dimë se në ç’drejtim po shkon hetimi. Kjo është veçanërisht e vështirë për familjen e tij, e cila pret që drejtësia të vihet në vend, por është gjithashtu shumë e vështirë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe që mendojnë në mënyrë të pavarur”, thuhet në komunikatën e ambasadën e Zvicrës.

Më tej ambasadori Lebet ka komentuar edhe nisjen e hetimit për vdekjen e Ivanoviqit nga ana e Serbisë për të cilin ka thënë se ende nuk ka asnjë rezultat.

“Kjo dërgon një mesazh të tmerrshëm por të qartë se njerëzit që veprojnë dhe flasin në mënyrë të pavarur mund të shuhen dhe se autorët mund të llogarisin në mosndëshkimin. Policia dhe drejtësia e pashpresë në Kosovë është forcuar nga heshtja e Beogradit, i cili nisi një hetim mbi këtë çështje pa ndonjë rezultat deri më sot”, është shprehur Lebet.

Gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni të vogël në Mitrovicë Veriore, ai ka peluar tek institucionet kompetente që të bëjnë përpjekje shtesë për të hedhur dritën mbi këtë vrasje dhe për të dënuar autorët.

“Pasi që veprimet e tilla nuk duhet të kalojnë pa u dënuar”, ka përfunduar ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat