Ambasadori i Kinës në Beograd thotë se Kosova është Serbi

Lajme

Ambasadori i Kinës në Beograd thotë se Kosova është Serbi

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Ambasadori i Kinës në Beograd, Lee Munchang ka thënë se për Pekinin Kosova është Serbi.

Në një intervistë për ‘Kurir’, Munchang ka bërë të ditur se presidenti i Kinës dhe ai i Serbisë do të takohen së shpejti në Kinë.

“Presidenti i Serbisë ka marrë ftesë personale nga homologu i Kinës. Vuçiq ishte në Kinë në kohën kur ishte kryeministër, ai do të ketë një numër diskutimesh të rëndësishme. Besoj se kjo do të jetë një vizitë e suksesshme siç ka qenë gjithmonë”, është shprehur Munchang.

Ai ka theksuar se Kina nuk ka qenë kurrë kundër Serbisë dhe interesave të saja.

Munchang ka shtuar se do të ketë një investim të madh kinez në Serbi dhe se gati 80 për qind e përgatitjeve janë bërë.

Duke folur për Kosovën ai ka përsëritur se pozicioni i Kinës është i njëjti.

“Kina si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit nuk e njeh Kosovën. Kjo do të thotë se ajo ende është Serbi. Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe në përputhje me dokumentet relevante ndërkombëtare. Ne mbështesim bisedimet Beograd-Prishtinë në mënyrë që problemi të zgjidhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat