Kosova Lindore temë e dialogut? Vuçiq shqetësohet më shumë për Veriun

Lajme

Kosova Lindore temë e dialogut? Vuçiq shqetësohet më shumë për Veriun

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 12:23
Aleksandar Vuçiq

Shqiptarët e Kosovës Lindore po kërkojnë që në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi të diskutohet edhe për ta.

Madje në një mbledhje që u mbajt dje ata formuluan një deklaratë politike të cilën ua dërguan institucioneve në Kosovë, Serbi dhe atyre ndërkombëtare.

Por presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duket se problem kryesor e ka Veriun e Kosovës.

Ai në një konferencë për media deklaroi se nuk është marrë shumë me deklaratat e shqiptarëve të Serbisë jugore, por me Veriun e Kosovës, që sipas tij është obsession i Kosovës.

‘Nuk dua të flas shumë për shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë, por më shqetëson fiksimi i Prishtinë për veriun e Kosovës” ka thënë presidenti serb, Vuçiq.

I pyetur rreth kërkesave që shqiptarët që jetojnë në jugun e Serbisë të kenë të drejtat e njejta sikurse serbët në Kosovë, dhe që të përfshihen në dialogun e Brukselit, Vuçiq nuk ka pranuar të jap përgjigje.

Vuçiq pas takimit me Milorad Dodik e ka pranuar se gjatë vizitës në Paris do të diskutohet edhe për Kosovën.

Kurse të mërkurën Vuçiq dhe Thaçi do ta vazhdojnë fazën finale të dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat