Vdes fëmija 17 muajsh, u la për orë të tëra në veturë

Lajme

Vdes fëmija 17 muajsh, u la për orë të tëra në veturë

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 12:22
Ndihma e shpejtë theu xhamin, duke tentuar të shpëtojë të miturin por pa rezultat, vogëlushi kishte vdekur.

Një fëmijë vetëm 17 muajsh u gjet i vdekur këtë të premte në makinë, pasi u la për orë të tëra në diell, i mbyllur brenda mjetit.

Ishin kalimtarët e rastit ata që lajmëruan autoritetet, pasi panë fëmijën brenda makinës në vendin e parkimit.

Ndihma e shpejtë theu xhamin, duke tentuar të shpëtojë të miturin por pa rezultat, vogëlushi kishte vdekur.

Ngjarja shokuese ndodhi në zonën e Pembroke Pines, të Florida, SHBA.

I mituri ishte lënë nga prindërit brenda makinës të cilët duhet të mbaronin disa punë. Por për shkak të qëndrimit të gjatë dhe temperaturave mbi 30 gradë, i mituri vdiq prej asfiksisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat