Nga Kosova për plazh drejt Shqipërisë, në 24 orë kanë hyrë 20 mijë persona

Lajme

Nga Kosova për plazh drejt Shqipërisë, në 24 orë kanë hyrë 20 mijë persona

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 16:16
Ilustrim

Edhe këtë fundjavë pika kufitare e Morinës është përballur me një fluks të lartë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë mbi 20 mijë persona dhe 6 mijë automjete.

Autoritetet doganore po kryejnë procedura të përshpejtuara për të shmangur radhët e gjata.
Qytetarët nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të pushuar gjatë fundjavës. Pritet që fluksi i udhëtarëve të jetë akoma më i lartë në ditët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat